Në Pediatri po trajtohen tre fëmijë me Covid-19, një në gjendje të rëndë me oksigjeno-terapi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Në Pediatri po trajtohen tre fëmijë me Covid-19, një në gjendje të rëndë me oksigjeno-terapi

    Insajderi
    07 September 2021 - 10:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë duke u trajtuar tre fëmijë, dy në gjendje stabile dhe një në gjendje të rëndë shëndetësore, ka thënë doktoresha Violeta Grajqevci.

    “Numri i rasteve që janë të hospitlaizuar në Klinikën e Pediatrisë gjegjësisht në repartin Covid janë tre fëmijë. Gjendja e dy fëmijëve është stabile kurse fëmija i tretë është me frymëmarrje të asistuar dhe në gjendje të rëndë shëndetësore. Për momentin vetëm njëri prej tre fëmijëve është në oksigjeno-terapi në gjendje të rëndë”.

    Doktoresha Grajqevci tha se nuk kanë pasur asnjë rast të vdekjeve me variantin e ri të Covid-19.

    “Ne nuk kemi pasur numër të vdekjeve me variantin e ri të sëmundjes me Covid-19. Kështu që për momentin nuk mund të flasim për shkaqe të vdekjes sepse nuk kemi pasur ndonjë rast të tillë”.

    Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 25 290.

    MSH bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve është 124 711, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2 657 persona.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark