
Dy aktivistë të Partisë Socialdemokrate kanë hyrë në konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trendafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e Partisë Socialdemokrate(PSD) të cilët penguan konferencën e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekatarina Trandafilova me fishkëllima duke e kundërshtuar punën e kësaj gjykate dhe duke thënë që nuk mund të lejojnë të raportojë në heshtje, shkruan Insajderi.
Aktivistët janë arrestuar jashtë objektit ku po mbahet konferenca.
Aktivistët poashtu kanë vënë edhe mbishkrimi në veturën e EULEX-it, “Non Grata”.