Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e Trendafilovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Aktivistët e PSD-së ndërpresin konferencën e Trendafilovës

    Insajderi
    07 September 2021 - 10:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktivistët e PSD-së e kanë ndërprerë konferencën për media të kryetares së Gjykatës Sepciale, Ekaterina Trendafilova.

    Ata kanë hyrë në vendin ku po mbahet konferenca, duke fshikulluar drejt kryetares së Speciales.

    “Nuk mund ta lejojmë të kalojë në qetësi, është përfaqësuese e një gjykate të padrejtë që nuk mund të sjellë qetësi, duan ta ndryshojnë historinë e luftës së Kosovës, duke e bërë si një luftë që ka ndodhë në mes të dy agresorëve, e jo si një luftë për liri”, thanë aktivistët e PSD-së.

    Trendafilova tha se i vjen keq që nuk e kupton gjuhën shqipe për të ditur se cka thanë dy të rinjtë, megjithatë, i ka ftuar të njëjtit të kthehen në konferencë, për të bërë pyetje ndaj saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark