Insajderi
Lajme

Kërkohet lirimi i Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të PDS-së

Insajderi
07 September 2021 - 11:08
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kërkohet lirimi i Dardan Molliqajt dhe aktivistëve të tjerë të PDS-së
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Partia Socialdemokrate ka kërkuar lirimin e aktivistëve të saj, Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot.

Përmes një reagimi në Facebook, nga kjo parti kanë shkruar se Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi.

Reagimi i plotë:

Sot, përgjatë raportimit të kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, aktivistë të PSD-së, Lisjan Perolli dhe Bardh Ahmeti, zhvilluan aksion simbolik për të penguar rilegjitimimin e Gjykatës Speciale në misionin e saj për të tjetërsuar luftën çlirimtare të UÇK-së. Përgjatë aksionit simbolik jashtë konferencës për media, Policia e Kosovës përdori dhunë jashtëzakonisht të madhe ndaj aktivistëve duke i lënduar dhe i arrestuar ata.

Gjykata Speciale është e padrejtë, prandaj ajo nuk mund të sjellë drejtësi. Si e tillë, nuk mund të lejojmë asesi që të rilegjimitohet në qetësi teksa tjetërson historinë tonë.

Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Zgjim Hyseni, Qëndrim Sahiti dhe Agron Kabashi të cilët u arrestuan gjatë aktivitetit sot.


PSD – E Majta Demokratike


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark