Vrasja e dyfishtë në Pejë - ka edhe të plagosur flasin nga Prokuroria - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Vrasja e dyfishtë në Pejë – ka edhe të plagosur flasin nga Prokuroria

    Insajderi
    08 September 2021 - 21:42
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Pejë.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.

    Nikqi njoftojë se ekipet relevante janë duke u marrë ende me rastin.

    “Çka mundem me konfirmu është që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokurorja kujdestar dhe njësitë e tjera relevante që janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai për Insajderin.

    Insajderi ka mësuar se viktimat janë Astrit Ademaj kandidat i PDK për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj një tjetër zyrtar i PDK-së.

    Insajderi do tju mbajë të informuar lidhur me rastin…


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark