
Dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në Pejë.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar Shkodran Nikqi, zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
Nikqi njoftojë se ekipet relevante janë duke u marrë ende me rastin.
“Çka mundem me konfirmu është që si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri dy persona kanë humbur jetën dhe një ka mbetur i plagosur. Në vendin e ngjarjes ndodhet Prokurorja kujdestar dhe njësitë e tjera relevante që janë duke u marrë me rastin”, ka thënë ai për Insajderin.
Insajderi ka mësuar se viktimat janë Astrit Ademaj kandidat i PDK për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj një tjetër zyrtar i PDK-së.
Ndërkohë i plagosur dyshohet që ka mbetur vëllai Astrit Ademajt, Avni Ademaj./Insajderi.org/