E konfirmon ministri Sveçla, pas rastit në Pejë është arrestuar një person - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    E konfirmon ministri Sveçla, pas rastit në Pejë është arrestuar një person

    Insajderi
    08 September 2021 - 22:53
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se i plagosuri në ngjarjen ku mbeten të vdekur dy persona është arrestuar.

    Përmes një statusi në Facebook, Sveçla ka thënë se siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore, andaj shton se janë të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhin rastin.

    “Sapo më njoftuan se një ngjarje e trishtuar ka ndodhur në qytetin e Pejës ku kemi vrasje të dyfishtë dhe një të plagosur, i cili tashmë është arrestuar. Siguria dhe mirëqenia e qytetarëve tanë është qenësore. Prandaj, jemi të përkushtuar, që me të gjitha kapacitetet të zbardhim rastin. Ngjarjet e tilla të dhunës me armë duhet të marrin fund. Jam plotësisht i angazhuar për të siguruar që Policia e Kosovës të ketë të gjitha resurset e nevojshme për të zbardhur rastin dhe ofrojë siguri për qytetarët”, ka deklaruar ai.

    Dy të vrarit në Pejë janë zyrtarë të PDK-së. Astri Ademaj, kandidat i PDK-së për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijaj ish-kandidat i PDK-së për kryetar të Decanit. Ndërsa vëllai i Astrit Ademajt mbeti i plagosur, i cili tashmë edhe është arrestuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark