Zbulohen detaje të reja rreth tragjedisë në Pejë - vrasja nuk ndodhi brenda kafiterisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Zbulohen detaje të reja rreth tragjedisë në Pejë – vrasja nuk ndodhi brenda kafiterisë

    Insajderi
    08 September 2021 - 23:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Komuna e Pejës është tronditur sonte nga një tragjedi. Dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur.

    Bëhet fjalë për Astrit Ademajn, kandidatin e PDK për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijajn, i cili poashtu është zyrtar i Partisë Demokratike.

    Mësohet se dy viktimat fillimisht janë përleshur Brenda një lokali pastaj incidenti ka ndodhur në parking.

    “Dy viktima kanë qëndruar për një kohë të gjatë në një kafiteri ku nuk ka pasur konflikt janë vërejtur vetëm tensione, pastaj vrasja ka ndodhur në parking”, ka thënë për Insajderin.

    Personi i plagosur është Avni Ademaj, i cili tanimë është arrestuar.

    Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar për vrasjen e dyfishtë që ndodhi sot në Pejë, ku mbeti i vrarë kandidati për kryetar të Pejës nga ky subjekt, Astrit Ademaj, dhe ish kandidati për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, shkruan Gazeta Insajderi./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark