Muhaxheri zbulon detaje nga vrasja e dyfishtë në Pejë: Palët ishin duke sqaruar një mosmarrëveshje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Muhaxheri zbulon detaje nga vrasja e dyfishtë në Pejë: Palët ishin duke sqaruar një mosmarrëveshje

    Insajderi
    08 September 2021 - 23:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka dhënë informata shtesë për ngjarjen tragjike në Pejë, ku mbetën të vrarë dy anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Muhaxheri, në një pronocim direkt për Kanal10 ka thënë se ngjarja nuk ka të bëjë me politikë, dhe se dy viktimat ishin në përpjekje për të tejkaluar një problem që kishin mes vetë.

    “Është një rast tragjik që ka ndodhur në qytetin e Pejës, janë vrarë dy djem të rinj. Nga informatat e para që i kemi ka qenë një konflikt momental, por që ka qenë edhe më i hershëm dhe ngjarja ka ndodhur para shtëpisë së vëllezërve Ademaj. E kanë pasur një konflikt të më hershëm dhe sonte janë takuar për të zgjidhur problemet mes tyre. Kanë qenë në lokalin e familjes Ademaj” – deklaroi ai.

    Kujtojmë që Astrit Ademajn, kandidatin e PDK për kryetar të Pejës dhe Blerand Kadrijajn, i cili poashtu është zyrtar i Partisë Demokratike kanë mbetur të vdekur sot në Pejë./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark