Vdes nga Covid-19 veterani i UÇK-së - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vdes nga Covid-19 veterani i UÇK-së

    Insajderi
    09 September 2021 - 14:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ka vdekur në moshën 62-vjeçare, mësuesi, dhe veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haki Javori nga Llazica e Malishevës.

    Një familjar ka thënë se para rreth 3 javësh Javori ishte infektuar me COVID-19, por pas rreth 2 javësh ai kishte rezultuar negativ ndaj Covid-19 dhe ishte liruar nga Spitali, shkruan Koha.

    Por sipas familjarit virusi kishte lënë pasoja të rënda tek i ndjeri dhe ai ka ndërruar jetë. Javori ka qenë mësues i klasës së katërt në SHFMU “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në fshatin Llazicë dhe vdekja e tij pak ditë para fillimit të vitit shkollor, sipas drejtorit të kësaj shkolle Fadil Javori, i ka prekur thellë nxënësit, dhe personelin shkollor.

    “Lajmin e pritëm me trishtim të thellë”, ka thënë drejtori Javori.

    Edhe OVL e UÇK-së në Malishevë, ka dhënë lajmin për vdekjen e veteranit Haki Javori duke i shprehur ngushëllime familjes dhe gjithë veteranëve të UÇK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark