Insajderi
Lajme

​Arrestohen dy persona të kërkuar

Insajderi
10 September 2021 - 16:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
​Arrestohen dy persona të kërkuar
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Ferizajt, në bazë të një informacioni inteligjent të pranuar, ka arritur që të arrestojnë dy persona me inicialet A.RR, ( M/K), 48 vjeçar dhe S.RR (M/K) 44 vjeçar.

Ata ishin të kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën e njëjtë penale ‘’Sulm ndaj personit zyrtar’’, me dënim burgimi, njëri prej tetë (8) muajve dhe tjetri prej katër (4) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit, të njëjtit dërgohen në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, thotë se do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark