
Ish-kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Podujevës dhe njëherit ish-kandidati për deputet, Ajet Potera ka dal kundër partisë së tij, më konkretisht kundër kolegut të tij të partisë, Shpejtim Bulliqit apo kryetarit aktual të “Podujevës së bukur”, siç e cilëson Potera.
Potera, përmes një shkrimi në ‘Facebook’ bënë thirrje që të mos u besohet kandidatët për kryetarë të komunave pa bërë përjashtime.
Mes tjerash ai thotë se ‘krejt mekanizmat që i duhen një shteti i kanë çka të presim prej tyre përpos premtime elektorale’.
Shkrimi i plotë:
Gjendja e rëndë me pandeminë në Kosovë, por jo vetëm, jo të gjithë kanë obligim të merren me të, përpos masave të përgjithshme që kërkohen të respektohen nga të gjithë.
Mirëpo nuk ka pasur gjithmonë pandemi!
Që 22 vite pasluftës nuk është arritur të administrohen as gjërat më të thjeshta. Siç janë mbeturinat, ujërat e zeza, qenët endacakë, të sëmurët mental të cilët shëtisin rrugëve e shesheve, lypësit, shitësit ambulant, taksistët ilegalë, prerës ilegalë të pyjeve, dëmtimi i lumenjve, ndërtimet pa leje, uzurpimi e shfrytëzimi i hapësirave publike, ekspozimi i gjithçkaje në rrugë, mungesa e ujit të pijshëm, mungesa e rrymës, shkolla me tualete jashtë objekteve, rroga të pa dinjitëshme, pensione të pa dinjitëshme, thuajse çdo projekt i realizuara pa kurrfar standardi e shumë tjera që i përjeton në lëkurën tij qytetari.
Ku mbetën pastaj çështje strategjike?
Pra, krejt mekanizmat që i duhen një shteti i kanë çka të presim prej tyre përpos premtime elektorale.
Mos i lejoni më të tillët, është në dorën tuaj me 17 tetor 2021 t’i ndëshkoni.
Ndëshkoj mos të ankohemi pastaj!