Përkundër shifrave alarmante të vdekjeve nga Covid kosovarëve s'ju bëhet vonë - Policia ndërprenë ahengun familjarë në Prizren - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Përkundër shifrave alarmante të vdekjeve nga Covid kosovarëve s’ju bëhet vonë – Policia ndërprenë ahengun familjarë në Prizren

    Insajderi
    10 September 2021 - 22:59
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një aheng familjarë me 70 persona është ndërprerë sonte në komunën e Prizrenit derisa është gjobitur pronari i lokalit.

    Aksioni është kryer nga Policia e Kosovës në bashkëpunim me inspektorë të Agjencisë së ushqimit dhe Veterinarisë.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i AUV-it, Lamir Thaçi derisa shtoi se është gjobitur pronari i biznesit dhe lokali është mbyllur përkohësisht.

    “Inspektorati Sanitar i AUV zyra Prizren bashkë me Policinë kanë ndaluar mbajtjen e një ahengu familjar me rreth 70 persona. Biznesi është gjobitur dhe mbyllur përkohësisht deri në një vendim tjetër”, ka thënë Thaçi.

    Ndërkohë, nga data 03 shtator deri me 09 shtator në regjionin e Prizrenit janë shqiptuar 39 gjoba për lokale të gastronomisë, kurse në 17 raste është vepruar me mbyllje të përkohshme.

    Policia kishte intervenuar edhe në dy dasma të tjera në të njëjtin qytet, të cilat po mbaheshin në kundërshtim me masat e marra nga Qeveria./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark