Shtyrja e zgjedhjeve, publikohet letra e kërkesës së IKSHPK-së për Presidenten - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Shtyrja e zgjedhjeve, publikohet letra e kërkesës së IKSHPK-së për Presidenten

    Insajderi
    11 September 2021 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    IKShPK i ka rekomanduar presidentes së vendit, Vjosa Osmani që t’i shtyejë zgjedhjet lokale që parashihen të mbahen më 17 tetor.

    Në letrën e IKSHPK-së dërguar Osmanit thuhet se mbajtja e zgjedhjeve paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet.

    “Në bazë të analizës së situatës aktuale epidemiologjike të rasteve me COVID-19, bazuar në raportet e rasteve të hospitalizuara dhe vdekjeve nga SHSKUK dhe spitalet rajonale, dhe profeksioneve për muajin shtator deri në fillim të tetorit, Task Team i IKSHPK-së është i mendimit se mbajtja e procesit zgjedhor, i cili ngërthen në vete tubime publike dhe grumbullim të qytetarëve, paraqet rrezik për përhapjen dhe rritjen e infeksionit me COVID-19 e si pasojë edhe rritje të rrezikut të rasteve me fatalitet. Prandaj, meqenëse procesi zgjedhor mund të ketë ndikim të shtuar në përhapjen dhe rritjen e rasteve me COVID-19, rekomandojnë shtyrjen e procesit zgjedhor, përkatësisht ndalimin e aktiviteteve publike, grumbullimit të qytetarëve dhe tubimet publike të të gjitha llojeve dhe natyrave pa përjashtim, deri në vlerësimin epidemiologjik të radhës”, ka thënë në letrën për presidenten IKSHPK-ja të publikuar nga KOHA.

    Kujtojmë se presidentja Osmani ju ka dërguar ftesë partive politike që të takohen të hënën nga ora 17:00 për të diskutuar rreth opinionit të IKSHP-së për impaktin që zgjedhjet mund të kenë në situatën pandemike që po kalon Kosova.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark