Fushata zgjedhore rikthen oligarkët në diskursin e Vetëvendosjes - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Fushata zgjedhore rikthen oligarkët në diskursin e Vetëvendosjes

    Insajderi
    17 September 2021 - 19:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shprehja “oligark” ka gjetur sërish vend në diskursin e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, krejt kjo për shkak të zgjedhjeve lokale – të cilat do të mbahen me 17 tetor.

    Në rastin konkret është deputetja e Vetëvendosje, Fitore Pacolli e cila përmend raporte të Freedom House teksa thekson se sundimin oligarkik do ta thyejnë edhe në nivelin në lokal.

    “Qytetarët e Republikës së Kosovës në dy palë zgjedhjet e fundit, përmes votës së tyre, bënë thyerjen e modelit të sundimit oligarkik në Kosovë ka raportuar Freedom House në dy raportet e fundit Nations in Transit 2020 dhe 2021”, ka shkruar ajo në Facebook.

    “Por, rruga jonë drejt demokracisë, zhvillimit dhe barazisë forcohet e shpejtohet me thyerjen e modelit të sundimit oligarkik edhe në nivelin lokal”.

    “Demokracia, zhvillimi dhe barazia fillojnë nga Komuna. Ashtu siç u angazhuam për ndryshim në nivel qendror duhet të angazhohemi edhe më fuqishëm në nivel lokal”, shkruan ajo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark