Rrahja e një vajze nga një grua e burri në Pejë - Policia jep detajet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Rrahja e një vajze nga një grua e burri në Pejë – Policia jep detajet

    Insajderi
    18 September 2021 - 17:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një burrë dhe një grua janë parë teksa kanë rrahur një vajzë në qytetin e Pejës.

    Pamjet të këtij rasti janë dërguar në redaksinë e Gazetës Insajderi.

    Siç edhe mund ta vëreni nga pamjet, është dashur që qytetarë të tjerë të ndërhyjnë për ta ndalur përleshjen fizike.

    Ndërkohë, rastin për Insajderin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në rajonin e Pejës, Fadil Gashi derisa ka njoftuar se dy persona janë arrestuar, ndërsa viktima është dërguar në spital për trajtim.

    “Rreth orës 14:00 në rrugën Nëna Tereza në Pejë, Policia ka hasur në një rrahje e cila ishte në progres, Ka arrestuar dy persona, viktima është dërguar në spital. Rasti nga Prokurori është cilësuar si lëndim i lehtë. Dy persona janë dërguar në mbajtje”, ka thënë Gashi.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark