Vushtrriasi e bën gruan për spital, arrestohet nga policia - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Vushtrriasi e bën gruan për spital, arrestohet nga policia

    Insajderi
    21 September 2021 - 09:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në orët e mbrëmjes së datës 20 shtator 2021, hetuesit policorë në Vushtrri, kanë arrestuar një person të dyshuar për veprën penale ‘dhunë në familje’.

    Arrestimi i të dyshuarit, është bërë mbi bazën e dyshimeve të arsyeshme, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht gruan e tij viktimën femër/kosovare të cilës i është ofruar tretman mjekësor.

    Gjatë ekzaminimit i dyshuari ka rezultuar të jetë nën ndikimin e alkoolit, të gjitha veprimet e ndërmarra hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku ndaj të dyshuarit është iniciuar rast për veprën penale “ dhunë në familje’ dhe “lëndim trupor”

    Ndërsa pas intervistimit, të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të rastit i është caktuara masa e ndalimit policor për 48 orë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark