Insajderi
Lajme

Kandidati i LDK-së i fton për kafe në veri Bahtirin e Hamzën

Insajderi
21 September 2021 - 13:42
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Kandidati i LDK-së i fton për kafe në veri Bahtirin e Hamzën
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Mitrovicës, Armend Agolli, ka ftuar për kafe kandidatin e PDK-së për kryetar të kësaj komune, Bedri Hamzën dhe kandidatin e VV-së, Agim Bahtirin.

Ai i ka ftuar ata që të pijnë kafe në veri, tek kafeneja e Izet Boletinit.

“Ju bëj ftesë publike për kafe, që do ta pijmë bashkë nesër në orën 9:00, në veri të Mitrovicës, tek kafeneja e Izet Boletinit. Pjesë e takimit do të jetë edhe Iniciativa Qytetare, pjesë e së cilës janë përfaqësuesit të gjitha komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë”, ka shkruar Agolli në Facebook.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark