
Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, iu është përgjigjur ftesës së kandidatit të LDK-së për kryetar të kësaj komune, Armend Agolli, që kafen e mëngjesit ta pinë së bashku duke thënë se për në ora 09:00, pas situatës së krijuar në veri, po në këtë orë ka ftuar në takim Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi.
“Për shkak të rrethanave të krijuara në veri pas aksionit të policisë, për nesër në ora 9:00 kam të ftuar takim me Këshillin Komunal për Siguri në Bashkësi”, ka shkruar Bahtiri në llogarinë e tij në Facebook.
Tutje, Bahtiri ka kërkuar që të ndryshohet orari i takimit të propozuar nga Agolli, prej orës 09:00 në ora 10:00
“Unë sapo bisedova me bartësin e Iniciativës Qytetare Mitrovica dhe pas dakordimit me të, i ftoj z.Agolli dhe z.Hamza që kafen e mëngjesit në veri të Mitrovicës ta pimë nesër së bashku në ora 10:00”, ka thënë Bahtiri.