Bujqit paralajmërojnë protestë me 200 traktorë para Ministrisë së Bujqësisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Bujqit paralajmërojnë protestë me 200 traktorë para Ministrisë së Bujqësisë

    Insajderi
    22 September 2021 - 10:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë ditës së enjte, në Kosovë do të mbahet një protestë nga fermerët e pakënaqur me kriteret për subvencionimin e grurit.

    Fermerët do të protestojnë të enjten para Ministrisë së Bujqësisë, për shkak të pakënaqësive me kriteret për subvencionimin e grurit

    Organizatorët e protestës kanë paralajmëruar se protesta para Ministrisë së Bujqësisë do të bëhet me 200 traktorë.

    “E njoftojmë Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë se me kërkesën e bujqve të Kosovës, pas skadimit të afatit 72 orësh të këtij njoftimi, do të mbahet një protestë e madhe paqësore me mekanizëm bujqësorë me datë 23.09.2021, (rreth 200 traktorë), para Ministrisë së Bujqësisë për të kundërshtuar padrejtësitë e mëdha që po iu bëhen bujqve nga Ministria e Bujqësisë“, thuhet në njoftim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark