Insajderi
Biznes

Puna po t’pret – trajnohu falas dhe punësohu si zhvillues softueri

Insajderi
22 September 2021 - 14:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Puna po t’pret – trajnohu falas dhe punësohu si zhvillues softueri
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas përfundimit të shkollimit apo ndonjë trajnimi dilema më e madhe që mund ta kemi është se a do të gjejmë një vend pune në atë profesion. Me programin e ri të trajnimeve të lansuar nga PBC Academy, këtë problem nuk do ta keni fare, sepse menjëherë pas trajnimit akademia ua siguron vendin e punës. Përveç kësaj, trajnimi që ofrohet në kuadër të programit “TÈTÈ” është FALAS.

Nuk ka rëndësi se a keni njohuri në fushën e programimit, krejt çka duhet të keni është pasioni për të mësuar gjëra të reja. Prandaj, nëse ju pëlqen teknologjia e i takoni grup-moshës 18-30 vjet, kemi një vend ideal për ty!

Çka ofron programi TÈTÈ?

Programi “TEch-knowledge & TEchno-logic” ofron trajnime intensive dhe punë praktike për 6 muaj. Për 8 orë pune gjatë pesë ditëve të javës, do të përfitoni njohuritë e duhura për zhvillim të softuerëve, përmes trajnimeve të mbajtura nga profesorët dhe ekspertët e fushës. Trajnimi do të mbahet fizikisht.

Përfitimet nuk mbarojnë me kaq, sepse nëse arrini 90% të testit në fund të muajit të tretë, do të përfitoni pagë mujore të praktikantit për tre muajt tjerë, deri në përfundim të trajnimeve.

Kosotoja e këtij trajnimi është 2,585 EUR, por që kjo shumë mbulohet nga punëdhënësi i cili do t’ju punësojë pas përfundimit të trajnimeve.

Çka pas përfundimit të trajnimeve?

Pasi të përfundoni trajnimin do të pajiseni me certifikatë të zhvilluesit të softuerit dhe do të punësoheni me kontratë pune.

Si bëhet aplikimi?

Aplikimi është i hapur deri më 15 tetor dhe  bëhet online përmes linkut: https://pbc.academy/Home/TrainingTETE  Pas mbylljes së afatit për aplikim, do t’i nënshtroheni një provimi pranues me pyetje bazike nga matematika dhe gjuha angleze.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark