'Pse po e rrenë publikun dhe po qeshë' - Debat i tensionuar mes Totajt dhe Haskukës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ‘Pse po e rrenë publikun dhe po qeshë’ – Debat i tensionuar mes Totajt dhe Haskukës

    Insajderi
    23 September 2021 - 22:22
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj  e ka quajtur Mytaher Haskukën gënjështarë, shkruan Insadjeri.

    Në një emision televiziv në Kanal10, duke diskutuar për procesin e Partelizimit në komunën e Prizrenit, Totaj i ka thënë kryetarit aktual të Prizrenit, “Pse po e rren publikun edhe po kesh”.

    Haskuka ishte duke shpjeguar se përse ky vendim nuk është votuar në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

    “Procesi i partilizimit ka qenë kod i vecantë. Është hedh në votim në Kuvendin Komunal, asambleistet e PDK-së kanë qenë kundër, bile kanë dal nga Kuvendi. PDK i ka detyru të gjithë asambleistët me dal jashtë. Njëri nga ta ka dal jashtë  dhe ka kërku falje për këtë veprim”, ka thënë Haskuka

    “Kjo është rren. Pse po e rren publikun edhe po kesh”, i kundërpergjigjet Totaj.

    Haskuka ia kthen “pse keni dal pra nga salla e kuvendin e s’keni ‘abstenuar’”./Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark