Ky është personi ndaj të cilit sot Prokuroria ngriti aktakuzë për shtytje në kryerjen e veprave terroriste - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Ky është personi ndaj të cilit sot Prokuroria ngriti aktakuzë për shtytje në kryerjen e veprave terroriste

    Insajderi
    24 September 2021 - 14:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – kundër të pandehurit me Kreshnik Podvorica.

    Prokuroria njoftoi se i pandehuri Kreshnik Podvorica., akuzohet për kryerjen e veprën penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” nga neni 134 të KPRK-së dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim” nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.

    Kreshnik Podvorica, vëllai i xhihadistit kosovar që më 2017 kishte vdekur në një sulm kamikaz në Siri, është arrestuar me 30 qershor të këtij viti.

    Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Podvorica u arrestua nën dyshimin për veprat penale “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste” dhe “Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim”.

    “Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, është ndaluar një (1) person me inicialet K.P., për veprat penale ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’’ nga neni 134 të KPRK-së, përkatësisht ‘’Shtytja për kryerjen e veprave terroriste në vazhdim’’ nga neni 134 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”, thuhej në njoftimin e muajit qershor.

    I arrestuari është vëllai i Blerim Podvoricës, xhihadistit kosovar që kishte ndërruar jetë në një sulm kamikaz kundër ushtrisë së Bashar Al Assadit në Siri, më 2017.

    Vdekjen e Blerim Podvoricës e kishte konfirmuar vëllai i tij, i arrestuari i sotëm, Kreshnik Podvorica, përmes Facebook-ut.

    “E për ata që u mbytën në rrugën e All-llahut mos thoni janë të vdekur jo ata janë të gjallë por ju nuk kuptoni”, citonte një ajet të Kur’anit, vëllai i të vrarit, derisa jepte njoftimin për vdekjen e tij.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark