Tërmkolli për gjendjen në veri: Kryeministër, vepro ose ec - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Tërmkolli për gjendjen në veri: Kryeministër, vepro ose ec

    Insajderi
    25 September 2021 - 12:58
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-deputetja e LDK-së, Melihate Tërmkolli, ka reaguan pas djegies së disa institucioneve në veri.

    Ajo tha se kreu i Qeverisë, Albin Kurti, tash kur është në pushtet djegien e institucioneve ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

    Sipas saj, ky Kryeministër nuk ka ide as çfarë po bën, as çfarë të bëj. Ajo e porositur Kurtin unë ose të veprojë ose të ec.

    Postimi i plotë:

    Kur tani është në pushtet, djegien e institucioneve të Kosovës, ua ka “lënë” serbëve në veri, apo më saktë Listës serbe dhe ministrave nga kjo listë të cilët “djegin e pjekin” në prani dhe në sy të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës.

    Turp i madh dhe dështim i madh, madje edhe rrezik i madh. Ky Kryeministër nuk ka ide as çfarë po bën, as ç’farë të bëj. Kështu si po vepron e më tepër si nuk po vepron, po e poshtëron dhe po e rrezikon shtetin.

    Dje ministri i Albinit, ai i miri, Rakiç, i deklaroi veriun dhe serbët atje si “më vete”, pra të pavarur.

    Albini, asnjë fjalë!

    Kryeministër, vepro ose ec!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark