Mustafa: Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Mustafa: Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme

    Insajderi
    25 September 2021 - 15:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri Isa Mustafa e ka cilësuar situatën në veri të Kosovës si tepër të rrezikshme.

    Mustafa përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se në momente të tilla presidentja e vendit duhet të thërrasë Këshillin e Sigurisë dhe të ndërmerren masa duke u koordinuar me ShBA-të, BE-në dhe KFOR-in, shkruan Insajderi.

    Sipas Mustafës kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.

    Shkrimi i plotë i Mustafës:

    Situata në veri të Kosovës është tepër serioze dhe e rrezikshme. Në një situatë të tillë , Presidentja, Kryeministri dhe Kryeparlamentari duhet të jenë në Kosovë.

    Nuk mund të dërgojnë mësazhe, njëra nga New Yorku, tjetri nga Shkupi e nga Budapesti, kurse Njësitë Speciale të Policisë të Kosovës të mbesin të mbërthyera në Jarinje e Bërnjak nën kërcënimin e helikopterëve, avionëve e tanksave të Serbisë.

    Kjo sjellje është joserioze dhe e pafalshme.

    Në momente të tilla do duhej të thirret Këshilli i Sigurisë nga Presidentja e vendit dhe të ndërmerren masat e nevojshme duke u koordinuar me partnerët tanë, SHBA, BE, KFOR-in dhe institucionet relevante në Kosovë.

    Lexo edhe:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark