Abdixhiku: Kam folur me Kurtin, duhet të takohemi të gjithë sepse gjendja në veri kërkon unitet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Abdixhiku: Kam folur me Kurtin, duhet të takohemi të gjithë sepse gjendja në veri kërkon unitet

    Insajderi
    25 September 2021 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se ka përcjellur me shqetësim zhvillimet në veri të vendit dhe se ka qenë në kontakt me kryeministrin Kurti.

    Abdixhiku ka thënë se kanë shprehur gatishmërinë e plotë për të ndihmuar qeverinë duke kërkuar nga kryeministri Kurti të thërrasë në takim partitë politike.

    “Përgjatë pesë ditëve të fundit, LDK ka përcjellur me vëmendje e shqetësim zhvillimet në Veri të vendit. Përgjatë kësaj kohe, unë dhe kolegët e mi kemi qenë në kontakt me Kryeministrin Kurti, Kryeparlamentarin Konjufca e me zyrtarë të tjerë qeveritarë. Në këto komunikime, përveç se kemi shprehur shqetësimin për gjendjen e sigurisë, të djemve tanë në uniformë atje, kemi kërkuar dhe qartësime në lidhje me planet e Qeverisë mbi menaxhimin e situatës. Mbi të gjitha, si LDK kemi shprehur gadishmërinë e plotë, për të ndihmuar në të gjitha kapacitetet që kemi, Qeverinë e vendit”, ka shkruar ai.

    Tutje i pari i LDK-së u shpreh se gjendja në veri kërkon unitet të plotë duke i propozuar Kryeministrit Kurti që të ftojë partitë politike për takim.

    “Gjendja e tensionuar në Veri kërkon unitet të plotë, prandaj propozoj që Kryeministri të mbledhë spektrin politik në vend, të ftojë partitë parlamentare në takim – pozitë e opozitë pa dallim, në mënyrë që të shfrytëzojmë të gjitha kapcitetet tona, vendore e të jashtme, për të mbrojtur interesat tona shtetërore sot. Po ashtu, i bëj thirrje, komunitetit ndërkombëtar, aleatëve tanë, që të bëjnë gjithë ç’është e mundur, për të shmangur kërcënimet e Serbisë dhe tensionet në veri të vendit”, ka thënë ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark