Insajderi
Insajderi

Një helikopter i dyshimtë fluturon disa herë mbi Jarinjë

Insajderi
26 September 2021 - 11:35
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një helikopter është parë duke fluturuar disa herë sot mbi pikën kufitare në Jarinjë.

Ekipi i T7 që po përcjellin situatën në Jarinjë tregojnë se disa helikopterë po sillën mbi këtë pikë kufitare.

Megjithatë, pas incidenteve të raportuar në Zubin Potok dhe Zveçan, situata në veri sot raportohet të jetë e qetë.

Kujtojmë që serbët tashmë disa ditë po kundërshtojnë vendimin për reciprocitet që përfshin heqjen e targave të veturave të Serbisë që hyjnë në Kosovë.

Ndërsa, pas situatës së krijuar në dy pikat kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë, kryeministri Albin Kurti mbrëmë thirri Këshillin e Sigurisë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark