Hoti thotë se veprimet në veri duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti thotë se veprimet në veri duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë

    Insajderi
    26 September 2021 - 12:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ish-kryeministri i vendit, tani deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, është deklaruar për bllokadën në veri, pas vendosjes së reciprotitetit me targat e automjeteve.

    Sipas Hotit, gjendja në veri kërkon veprime të matura dhe të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë.

    Gjendja në veri kërkon veprime shtetërore që janë (i) të matura e të menduara deri në fund, (i) të koordinuara plotësisht me partnerët ndërkombëtarë dhe (iii) konsistete. Çdo qasje tjetër është e dëmshme.

    Kosova është sovrane në vendimet e saj. Por, sovraniteti duhet ushtruar në koordinim me familjen e shteteve euro-atlantike ku synojmë të integrohemi, pasi janë këto shtete që na qëndrojnë në krah dhe na garantojnë ushtrimin e sovranitetit nga vetë ne.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark