Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurit qartësime për gjendjen në veri .
Pas takimit me Kurtin, Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se ka shprehur shqetësimin për gjendjen e krijuar në veri.
AI ka thënë se i ka dhënë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje.
“Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial. Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet”, ka shkruar Abdixhiku.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetetarë,
Pas propozimit tonë të djeshëm dhe ftesës së Kryeministrit, sot në mëngjes, së bashku me Kryetarin e PDK-së z. Krasniqi, u takuam me Kryeministrin Kurti.
Në takim, shpreha shqetësimet tona për gjendjen e krijuar në Veri. Dhashë mbështetje për shtrirjen e ligjshmërisë në vend dhe për punën e Policisë tonë atje. Në kohë si këto, uniteti ynë është esencial.
Njëkohësisht kërkova qartësime shtesë për rrugën tonë përpara, qartësime që duhet të na vijnë sa më parë. Kosova nuk e ka luksin të durojë tensionet në territorin e vet.
Kryeministrit Kurti i kërkova poashtu koordinim të plotë me aleatët tanë; në veçanti me SHBA-të dhe BE-në. Është përgjegjësi e detyrim i tij dhe Qeverisë që koordinimi të bëhet menjëherë.