Haradinaj: Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë

    Insajderi
    26 September 2021 - 13:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka qenë në zyrën e Kryeministrit në kohën që është ftuar, mirëpo Kurti nuk ka qenë aty.

    “I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!” – ka thënë Haradinaj në postimin e tij në facebook.

    Ai ka dhënë qëndrim të prerë për situatën në veri.

    “Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri. Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!”

    “Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë. Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës! Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë. Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!” – ka shtuar Haradinaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark