Insajderi
Lajme

Greqia goditet nga tërmeti 6.2 shkallë rihter

Insajderi
27 September 2021 - 09:45
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Greqia goditet nga tërmeti 6.2 shkallë rihter
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një tërmet me magnitudë paraprake 6.2 të Shkallës Rihter lëkundi mëngjesin e kësaj të hëne ishullin e Kretës, në Greqi. Tërmeti ra në orën 09:17 me orën lokale.

Lëkundjet sizmike e kishin epiqendrën 10 kilometra nga Ano Arhanes dhe 20 kilometra nga Irákleion.

Thellësia e valëve sizmike ishte 2 kilometra.

Momentalisht nuk dihet nëse nga këto lëkundje ka dëme. Mediat vendase raportojnë se banorët dolën të frikësuar në rrugë për shkak të lëkundjeve të forta.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark