Raportimet për "ndërhyrjen e KFOR-it në veri", Kurti thotë se nuk e ka një informatë të tillë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Raportimet për “ndërhyrjen e KFOR-it në veri”, Kurti thotë se nuk e ka një informatë të tillë

    Insajderi
    27 September 2021 - 11:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka informata për një ndërhyrje eventuale të KFOR-it në veri të Kosovës.

    Në lidhje me raportimet e mediave, bazuar në informacione jozyrtare, se të hënën pasdite pritet të vijë ndërhyrja e KFOR-it në veri të Kosovës, Kurti ka thënë se situatën e sigurisë në veri momentalisht është duke e vlerësuar Policia e Kosovës.

    “Përmbajtja e vendimeve që ne si qeveri nuk marrim vendime pa vlerësime mbi situatën e sigurisë nga Policia e Kosovës, të cilët ndodhen atje. Nuk kam informacion të tillë për përgatitje për ndërhyrje nga KFOR-i në veri”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media.

    Kryeministri Kurti i ka ftuar qytetarët për “qetësi dhe durim” në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

    Siç raportoi sot Albanian Post, trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, të njohura si Forca e Kosovës, apo KFOR, janë gati për të intervenuar në Veri të Kosovës, aty ku prej një jave ka mbetur gjithçka e bllokuar pas aksionit të policisë për reciprocitetin e targave në dy pikat kufitare – Jarinje dhe Bërnjak.

    Albanian Post mësoi se ndërhyrja e KFOR-it pritet që të bëhet në orët e vona të pasdites, gjatë kësaj të hëne.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark