Kurti: Jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë KFOR-i në veri të vendit - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: Jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë KFOR-i në veri të vendit

    Insajderi
    27 September 2021 - 11:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në konferencën për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë qe të gjitha vendimet politike në lidhje me situatën në veri, merren në përputhje me informatat profesionale që i marrin nga Policia, si dhe shtoi se PK ka më shumë prezencë në veri se edhe vetë KFOR-i, shkruan Gazeta Insajderi.

    Kurti ka thënë se sot bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme kanë diskutuar me komandantin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë, e po ashtu dje ka biseduar edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s e përfaqësuesin për Politikë të Jashtme të Komisionit Evropian.

    Derisa u raportua se forcat e KFOR’it do të ndërhyjnë sot në veri, Kurti tha se nuk kanë informacione për këtë, derisa ai është shprehur se ai nuk merr vendime pa vlerësimet që u vinë nga Policia e Kosovës.

    “Ne diskutuam me gjeneralin Federici, komandatin e përgjithshëm të KFOR’it për situatën e sigurisë. Meqenëse ne i kemi policët tanë atje dhe ata e bëjnë vlerësimin e situatës. Vendimet që ne i marrim nuk janë të pastra politike, madje përmbajtja e tyre është shumë profesionale e sigurisë. Unë si kryeministër i Republikës së Kosovës dhe ministri i Brendshëm nuk marrim vendime pa vlerësimet që na vinë nga Policia e Kosovës mbi rrethanat në të cilat ata ndodhen atje dhe ne shkëmbejmë informacionin me KFOR’in sepse jemi më shumë të pranishëm se edhe vetë  KFOR’i. Unë nuk kam një informacion të tillë të përgatitjes së hyrjes së KFOR’it. Kam biseduar dje edhe me sekretarin e përgjithshëm të NATO’s, Stoltenberg edhe me zv. Presidentin e Komisionit Evropian dhe përfaqësuesin për Politikë të Jashtme, zotin Borell”, ka deklaruar ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark