
Njësitet e Misionit Paqeruajtës, KFOR, kanë arritur në zonën neutrale mes kufirit Kosovë – Serbi, dhe po ashtu në zonën ku gjenden Njësia Speciale e Kosovës.
Klankosova.tv ka shkrepur foto nga vendi ku shihen ushtarë amerikanë, polakë dhe kanadezë duke patrulluar.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk ka informata për një ndërhyrje eventuale të KFOR-it në veri të Kosovës.
Në lidhje me raportimet e mediave, bazuar në informacione jozyrtare, se të hënën pasdite pritet të vijë ndërhyrja e KFOR-it në veri të Kosovës, Kurti ka thënë se situatën e sigurisë në veri momentalisht është duke e vlerësuar Policia e Kosovës.
“Përmbajtja e vendimeve që ne si qeveri nuk marrim vendime pa vlerësime mbi situatën e sigurisë nga Policia e Kosovës, të cilët ndodhen atje. Nuk kam informacion të tillë për përgatitje për ndërhyrje nga KFOR-i në veri”, ka deklaruar Kurti në një konferencë për media përcjell Insajderi.