Lajm i mirë: Bie numri i vdekjeve e rasteve të reja me Covid-19 - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajm i mirë: Bie numri i vdekjeve e rasteve të reja me Covid-19

    Insajderi
    27 September 2021 - 15:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tre persona kanë humbur jetë nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Kosovë derisa janë shënuar edhe 23 raste të reja, shkruan Insajderi.

    Gjithsej janë testuar 1 mijë e 442 persona.

    Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

    Njoftimi i plotë:

    27 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

    Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.665 doza të vaksinës kundër COVID-19.

    Deri më sot 505.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

    Nga 1.442 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 3 raste të vdekjes.

    Sot janë shëruar 591 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.349.

    Në total numri i rasteve aktive është 3.605.

    Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

    Mbani maskat!

    Respektoni distancën!

    Mbani higjienën!


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark