Uran Ismaili flet për Prishtinën destinacion kulturor me dy regjisoret e njohura (Video) - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Uran Ismaili flet për Prishtinën destinacion kulturor me dy regjisoret e njohura (Video)

    Insajderi
    27 September 2021 - 21:26
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati për Kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili ka publikuar edhe një episod të Prishtina Podcast. Këtë herë, temë ishte Prishtina Destinacion Kulturor. Mysafire të tij ishin dy regjisoret e njohura, Zana Hoxha dhe Burbuqe Berisha.

    “Këtë herë po folim për artin dhe skenën kulturore në Prishtinë. Me gjithë këtë talent që e ka kryeqyteti jonë, lehtë mundemi me u shndërru në kryeqendër rajonale për kulturë dhe art.”, ka shkruar Ismaili.

    Nga diskutimi me Zanën e Burbuqen Ismaili ka treguar se kanë folur edhe për të kaluarën dhe të ardhmen e kulturës në Prishtinë.

    Ndër të tjerë, në këtë episod është folur edhe për shkëmbimin e shumë ideve, planeve e projekteve të përbashkëta për rritjen e audiencave për artin, kulturën dhe festivaleve, kalendarin vjetor të kulturës në Prishtinë, shpërndarjen e ngjarjeve të kulturës në shkolla e lagje të qytetit tonë, kalendarin e përbashkët kulturor me Tiranën e shumëçka tjetër.

     Për detajet e këtij diskutimi tejet interesant, shikojeni videon e plotë.

    VIDEO:


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark