Kërkohet paraburgim ndaj personit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Kërkohet paraburgim ndaj personit që i shkaktoi lëndime trupore bashkëshortes së tij

    Insajderi
    28 September 2021 - 11:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë, ndaj të pandehurit, S.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

    Prokuroria njofton se, rasti ka ndodhur më 25 shtator 2021, në Gjakovë, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, ku i pandehuri me dashje i shkakton lëndime trupore bashkëshortes së tij, të dëmtuarës, L.B., duke përdorur mjet të fortë.

    “I pandehuri S.B., fillimisht e ofendon me fjalë të rënda bashkëshorten e tij, e më pas e sulmon fizikisht duke e goditur me kabllo në pjesë të ndryshme të trupit, ku të njëjtës i shkakton lëndime trupore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

    I pandehuri me urdhër të prokurorit gjenden në ndalim nga data 26 shtator 2021.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark