Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Aksident në Lupç të Podujevës, lëndohen tetë persona

    Insajderi
    28 September 2021 - 15:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Tetë persona kanë pranuar ndihmë mjekësore pas një aksidenti të ndodhur mes dy automjeteve në Lupç të Podujevës.

    Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë Rajonale të Prishtinës derisa ka shtuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan deri te aksidenti me tetë persona të lënduar.

    “Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka deklaruar Ahmeti.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark