Insajderi
Lajme

Policia jep detaje për përcjelljen e serbëve nga Zveçani në Prishtinë për pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla”

Insajderi
28 September 2021 - 18:06
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia e Kosovës, sot ka realizuar përcjelljen e qytetarëve serb sipas kërkesës së parashtruar për përcjellje nga Zveçani-Mitrovicë veri, për vizitë dhe pjesëmarrje në kishën “Shën Nikolla” në Prishtinë.

“Ceremonia ka filluar nga ora 10:30, pastaj janë zhvilluar edhe aktivitete tjera me ç’rast është përfunduar rreth orës 12:50, pa ndonjë problem”, njofton policia.

“Policia e Kosovës me njësitet policore është kujdesur për mbarëvajtjen dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të kryera në atë lokacion, përderisa, pas përfundimit të ceremonisë dhe aktiviteteve të tyre, nga njësia policore kompetente nën përcjellje, pjesëmarrësit janë kthyer në mënyrë të organizuar në lokacionin e tyre. Policia e Kosovës do të vazhdojë angazhimin e saj në mënyrë profesionale, në zbatimin e ligjit, ofrimin e sigurisë e ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe ofrimin e sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve pa dallim”, thuhet tutje në njoftimin e tyre.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark