
Një lokal në Prishtinë sot është përfshirë nga zjarri. Bëhet fjalë për një lokal në afërsi të Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Nuk raportohet për të lënduar
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 13:00, është pranuar informata për zjarr në një lokal në rrugën Luan Haradinaj, në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët janë duke bërë përpjekje për të lokalizuar zjarrin në atë pjesë”, konfirmoi Ahmeti për Insajderin.
Tutje, ajo bëri me dije se për detaje të tjera do të njoftohemi me kohë.
Insajderi do t’ju mbajë të informuar lidhur me rastin…
Lexo edhe: