Marrëveshja për targat, Gashi: Qeveria ka zyrtarizuar pranimin e strukturave paralele dhe targave ilegale të Serbisë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Marrëveshja për targat, Gashi: Qeveria ka zyrtarizuar pranimin e strukturave paralele dhe targave ilegale të Serbisë

    Insajderi
    04 October 2021 - 15:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë për tërheqjen e forcave policore nga veriu, gjegjësisht arritjen e marrëveshjes në Bruksel për targat.

    Gashi gjatë seancës së Kuvendit, ka pyetur se përse duhet Qeveria të bëjë marrëveshje për tu tërhequr nga pjesa e territorit të vet.

    “Pse duhet Qeveria e Kosovës të bëj marrëveshje për tu tërhequr nga pjesë të territorit të vet?”, ka pyetur Gashi, qeverinë.

    Tutje ai është shprehur se “qeveria aktuale, marrëveshjen e parë që e bën me Serbinë, është marrëveshja për pranimin e strukturave dhe targave ilegale si targa zyrtare në Kosovë”.

    Sipas Gashit, kjo qeveri e njeh legjitimitetin e Serbisë në territorin e Kosovës.

    “Kjo çka keni bë ju është humbje për Kosovën”, është shefi i grupit parlamentar të LDK-së.

    Gashi ka shtuar se “keni zyrtarizuar institucionet kriminale dhe paralele serbe në Kosovë”.

    “Serbia zyrtarisht lëshon e i pranohen targat për territorin e Kosovës! Çka është kjo, a është Zajednicë? Keni zyrtarizu institucione kriminale dhe paralele të Serbisë në Kosovë”, deklaroi ai.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark