Insajderi
Biznes

Viva Fresh Store fiton “Çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”

Insajderi
04 October 2021 - 17:11
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Viva Fresh Store fiton “Çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Edhe një sukses i radhës! Viva Fresh Store fiton “Çmimin e BE-së për Integrimin e Romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”. 🥇✨

Komisioni Evropian ka shpallur 14 fituesit për integrimin e romëve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi për vitin 2021.

Çmimi i këtij viti i është dedikuar njerëzve dhe kompanive të jashtëzakonshme që promovojnë barazi përmes punësimit.

Në mesin e shumë institucioneve punëdhënëse, publike e private, ndërmarrjeve dhe bizneseve nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbia dhe Turqia, kompania Viva Fresh Store nga Kosova, ka arritur që të fitojë këtë çmim i cili i dedikohet kontributit të madh në përmirësimin e përfshirjes së romëve në shoqëri.

Kompania Viva Fresh Store do të vazhdoj edhe me tutje të promovojë dhe përkrah punësimin e qëndrueshëm të qindra grave, burrave dhe të rinjve te të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark