Insajderi
Lajme

Zafir Berisha flet për bllokimin e Facebook: Ra pasi tash nuk jam unë aty, por Xhelal Sveçla

Insajderi
05 October 2021 - 10:10
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Zafir Berisha flet për bllokimin e Facebook: Ra pasi tash nuk jam unë aty, por Xhelal Sveçla
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kandidati i Nismas Socialdemokrate për Prizrenin, Zafir Berisha, ka ironizuar me çështjen e rënies nga funksioni të rrjeteve sociale të cilat janë nën pronësinë e Facebook.

Sipas tij, për një problem të tillë duhet pyetur ministrin Xhelal Sveçla, meqë thotë se ai tashmë është në opozitë dhe nuk është në detyrë.

”Duhet pyetur Xhelal Sveçlën pasi meqë sjam unë, edhe ndodhin këto gjëra. Tash unë nuk jam në detyrë dhe s’mund të jap ndonjë përgjigjie”, ka thënë ai në Klan.

Ndryshe, Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë në të gjithë botën.

NetBlocks, i cili gjurmon ndërprerjet dhe problemet e internetit, shkroi në Twitter: “Facebook, WhatsApp, Instagram dhe Messenger aktualisht po përjetojnë ndërprerje në shumë vende.”

Ndërprerjet ndodhin relativisht rrallë, por priren të jenë të mëdha në ndikimin e tyre sepse prekin tre nga aplikacionet më të mëdha në botë. Facebook ende nuk ka komentuar publikisht ndërprerjen që ka prekur shërbimet e tij.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark