Lajçak në SHBA, Joseph e përgëzon për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Lajçak në SHBA, Joseph e përgëzon për marrëveshjen e fundit Kosovë-Serbi

    Insajderi
    05 October 2021 - 13:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Profesori amerikan, Edward Joseph, e ka përgëzuar Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, për marrëveshjen e arritur në Bruksel për çështjen e targave.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Joseph ka thënë se e ka përgëzuar Lajçakun për uljen e tensioneve në veri me ndërmjetësimin e marrëveshjes.

    “I nderuar të takohem me Miroslav Lajçakun për diskutime të shkëlqyeshme e të gjera. Përgëzime për ndërmjetësimin e marrëveshjes së shpejtë për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar Joseph.

    Ndryshe, Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak po e zhvillon një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

    Vizita e Lajçak në SHBA është e para prej kur ai e mban postin e të dërguarit special të BE-së.

    “Sapo mbërrita në Washington DC për vizitën time të parë në SHBA në cilësinë time aktuale si Përfaqësues Special i BE-së. Mezi pres të takohem me miqtë amerikanë këtu dhe në New York”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

    Lajçak javën e kaluar e ndërmjetësoi takimin mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe marrëveshjen e arritur të enjten për shtensionimin e situatës në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas 13 ditësh.

    BE-ja mori parasysh edhe kërkesën e Serbisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të cilën e cilësoi si shqetësim


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark