Kurti: BE i ka bërë padrejtësi të madhe Kosovës duke mos liberalizuar vizat - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Kurti: BE i ka bërë padrejtësi të madhe Kosovës duke mos liberalizuar vizat

    Insajderi
    06 October 2021 - 10:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur nga Sllovenia, para nisjes së samitit BE-Ballkani Perëndimor, në fokus të së cilit është integrimi i gjashtë vendeve të rajonit.

    Nga Brdo e Sllovenisë, kryeministri Kurti është shprehur se “Kosovës i është bërë një padrejtësi e madhe nga BE-ja për mosliberalizimin e vizave”, duke shtuar se mbetet me shpresë se Unioni do të mbajë fjalën e dhënë.

    “Komisioni Europian për të dytën herë rekomandoi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe është bërë një padrejtësi e madhe ndaj qytetarëve tonë që vuajtën shumë”.

    “Ne jemi me shpresë që ky samit do të bëjë BE-në të qëndrojë besnike në thelbin e saj dhe ky është zgjerimi.”

    Kurti ka folur edhe pesëshen mosnjohëse të BE-së, të cilat i ftoi t’i bashkohen vendeve të tjera të BE-së dhe ta njohin pavarësinë e Kosovës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark