Nuk është ironi: Militantët e VV-së shpërthejnë në gëzim, lavdërojnë Kurtin që e mban çadrën vet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Nuk është ironi: Militantët e VV-së shpërthejnë në gëzim, lavdërojnë Kurtin që e mban çadrën vet

    Insajderi
    06 October 2021 - 14:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Albin Kurti po i bën gati shtatë muaj prej që u votua si kryeministër i Kosovës. Militantët dhe simpatizantët e tij, sidoqoftë, vazhdojnë t’ia lavdërojnë disa veti që nuk kanë ndonjë lidhje me zhvillimin e vendit.

    Së fundi, me pjesëmarrjen e Albin Kurtit në samitin e Brdos të organizuar nga Bashkimi Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor, militantët kanë shfryer në komente interesante.

    Ata së fundi po mburren që kryeministri Kurti po arrin ta mbajë vet ombrellën.

    “Në foton e parë, kryeministri i Republikës së Kosovës që mban vet ombrellën.” – shkruan një militant, përcjell Periskopi.

    Derisa akuzon Lumir Abdixhikun, i cili në një fotografi duket derisa po i mbahej çadra nga një person tjetër.

    Në fotografinë e përbashkët të liderëve, Kurti megjithëse ka mbajtur vet ombrellën, nuk dukej fare.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark