Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Nasimin e Hysnin - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Klinaku: Është dashur që edhe unë të jem në Hagë bashkë me Nasimin e Hysnin

    Insajderi
    07 October 2021 - 13:10
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Sot kur ka filluar gjykimi ndaj ish-kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarit Nasim Haradinaj në Gjykatën Speciale në Hagë, kreu i OVL UÇK-së, Faton Klinaku, shprehet se edhe ai është dashur të ishte sot në Hagë.

    Këtë deklaratë, Klinaku e ka bërë në profilin e tij në Facebook “edhe unë është dashur që të jem atje prej fillimi bashkë me shokët Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj”, ka shkruar ai.

    Tutje, Klinaku ka thënë se në këtë situatë do të duhej të kishte arrestime të prokurorëve.

    “Ndërsa, për shkak të daljes së skandaleve të tyre dhe mos hetimit të kësaj çështje, do të duhej që të ketë arrestime të prokurorëve”, ka shkruar ai.

    Ndërkohë, ish-krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, janë deklaruar të pafajshëm në Hagë lidhur me akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

    Pas leximit të aktakuzës së paredaktuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), Gucati e Haradinaj nuk e pranuan fajësinë për akuzat që u vihen në barrë.

    Prokurori i Dhomave të Specializuara në Hagë, ka paraqitur faktet, që sipas tij, kanë lidhje me procedurën zyrtare të Dhomave të Specializuara dhe hetimeve të ZPS-së.

    Ai ka thënë se në mes të prillit dhe shtatorit të vitit 2020, Hysni Gucati e Nasim Haradinaj kanë bërë deklarata akuzuese për dëshmitarë që bashkëpunojnë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar, duke i quajtur ata gënjeshtarë, bashkëpunëtorë e tradhtarë./Insajderi.org


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark