
Është duke vazhduar trendi i rënies së vdekjeve e rasteve të reja nga Covid-19 në Kosovë, shkruan Insajderi.
Të enjten, ministria e Shëndetësisë njoftoi se nuk pasur asnjë rast të vdekjeve.
Ndërkohë shënuar 30 raste të reja. Gjithsej janë testuar 2 mijë e 347 qytetarë.
Njoftimi i plotë nga MSH:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.
ℹ Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹ Nga 2.347 testime, 30 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155.671
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.676
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
Në përgjigje për Insajderin, ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk do të ketë ndryshime të mëdha në masat anti Covid 19, për shkak se procesi edukativo-arsimor sapo ka filluar dhe fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale është në fazën finale.
Nga ministrja janë shprehur se do të bëjë rishkimin e masave të bazuar në rekomandimet e IKSHPK-së lidhur me situatën epidemiologjike, por që kërkohet një analizë e kujdesshme e situatës para marrjes së çfardo vendimi për ndryshim të masave./Insajderi.org