Insajderi
Lajme

Artan Hoxha: Kreu i ri i policisë vjen nga familje policësh, të atin ia shkarkuan nga detyra pasi kapi 60 kg heroinë në Elbasan

Insajderi
07 October 2021 - 16:15
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Artan Hoxha: Kreu i ri i policisë vjen nga familje policësh, të atin ia shkarkuan nga detyra pasi kapi 60 kg heroinë në Elbasan
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Gazetari Investigativ Artan Hoxha këtë të mërkurë i ftuar në ABC Live ka komentuar dorëheqjen e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu duke theksuar se ishte një ushtar politik, ndërsa vlerësoi figurën e kreut të ri trë Policisë së Shtetit.

Hoxha ndër të tjera në fjalën e tij thekson se policia jonë prej kohësh që në kohën e kryeministrit Berisha dhe tani në kohën e kryeministrit Rama pasqyro fytyrën e tyre dhe jo atë që vërtet duhet të përfaqësojë.

“Gledis Nano është me origjinë nga Skrapari, babai i tij ka qenë polic, ai është rritur në një familje policësh. Duket pafavorshme mosha e tij e re. Por nga ana tjetër, kjo e ndihmon atë që të mos ketë një rreth të madh shioqëror dhe miqësor që ta ndikojë në puën e tij. Babai i tij ka qenë oficer i lartë i policisë.

Ka qenë në rangun e drejtorit të policisë së qarkut, madje mbahet mend që në vitin 1998 kur ishter drejtor i Elbasanit, ka kapur një sasi heroine prej 60 kilogramësh që vinte me maune nga Turqia dhe ishte për llogari të një biznesmeni me lidhje të forta me kryeministrin e kohës. Për këtë shkak e kanë shkarkuar nga detyra, tha Hoxha.

“Gledisi ka patur më shumë marrëdhënie me partnerët amerikanë. Për mua gabimi i Veliut përveçse ishte ushtar politik , ai nuk kishte komunikim me mediat. Policia e Shtetit është shumë e madhe dhe 100 ditëshin e parë Rama u mor me policët e qarkullimit”, vijoi Hoxha. /abcnews.al


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark