Përparim Rama prezanton projektet kryesore për Prishtinën Praktike, të Pastërt dhe të Përjetimeve! - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Përparim Rama prezanton projektet kryesore për Prishtinën Praktike, të Pastërt dhe të Përjetimeve!

    Insajderi
    11 October 2021 - 13:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, ka vazhduar prezantimin e projekteve për kryeqytetin, në të gjitha sektorët.

    “Për të gjithë” është plani i Përparim Ramës për Prishtinën në katër vitet e ardhshme.

    Projekte gjigante për transformimin e kryeqytetit, duke mundësuar lidhjet e lagjeve me njëra tjetrën, ridenifim dhe zgjerim të qendrës së qytetit, zgjidhje të problemit urbanistik të Prishtinës, janë vetëm disa nga pikat e planit të Përparim Ramës.

    Në prezantimin e programit të tij, Rama, flet edhe për Prishtinën e përjetimeve dhe mënyrën se si do realizojë këtë.

    Rama prezanton edhe plane konkrete për zgjiidhjen e problemeve tjera për prishtinasit, si; strehimin e qenve endacakë, rritjen e zonave gjelbëruese dhe shume çështje tjera.

    Përparim Rama synon që të investojë edhe në Parkun e Gërmisë dhe bërjen e këtij parku në stil të parqeve britanike.

    Në këtë video, Rama, ka radhitur një varg planesh për artin dhe kulturën. Rama është zotuar se do ta themelojë teatrin e ri të qytetit, galerinë, muzeun, shkollën e artit, si dhe orkestrën e qytetit.

    “Me mua Prishtina do të jetë qendër rajonale e artit, kulturës dhe kreativitetit, sepse e di që e ka një potencial të tillë. Për të arritur këtë, unë do të mbështes industrinë e artit, muzikës, dhe modës”, ka thënë ai.

    Më poshtë mund të shihni plane konkrete të arkitektit me famë botërore, Përparim Rama, për Prishtinën:

    https://www.facebook.com/108497014761629/posts/185376290407034/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark